UBT

Shpërthen Ismaili!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në botën e futbollit modern dinamika e lojës mund të bëj që referi kryesorë nganjëherë të mos sheh rastet e prekjes me dorë apo të ndonjë ndërhyrjeje brenda zonës së rreptësisë dhe jashtë saj, por sot në ndeshjen Drita – Prishtina referi H. Hajdari dështoi totalisht thotë Besim Ismaili nënkryetar i bordit të Dritës.

FFK, nëse jeni thirr deri me sot për imazh të futbollit të Kosovës me incizimet e futbollit të qytetit të Gjilanit ne nuk do të ju garantojmë që do të vazhdojmë me këtë ritëm, nëse ju nuk i edukoni referet e tuaj për ndarjen e drejtësisë.

Klubi futbollistik “Drita” si çdo here edhe në rastin e fundit kur Kosova ishte para ndeshjes historike ndaj Haitit është marr shembull për organizim dhe mikpritje të shkëlqyeshme dhe për atë ishin prezent mysafir nga rajoni dhe televizione si canal+ etj, për t`i treguar se këtu dimë dhe luajmë futboll.

Drita do të vazhdojë të plotësojë kushtet për tu zhvilluar një ndeshje futbolli në mënyrën më të mirë të mundshme me një referim pa presion, por nuk do të tolerojë më padrejtësi.

Klubi futbollistik “Drita”, jemi shembull për të gjithë ekipet Kosovare se si organizohet një ndeshje futbolli, të gjitha ekipet kosovare citojnë se të ju ndihemi shumë mirë si në shtëpi sepse këtu luhet futboll, nuk ka rendësi se kush fiton, por nuk mundemi të lejojmë që një refer të vije të drejtojë një ndeshje me tendencë për qëllime të caktuara apo ka simpati ndaj ndonjë klubi dhe të dëmtojë ndonjë klub tjetër , tek ne nuk do të ketë vend më me këso gjera.

FIDANISHTJA

Në javën e fundit që “Drita” e luajti në shtëpi me Prishtinën ishim dëshmitarë të një referimi katastrofal dhe të njëanshëm, dhe për gjithë këtë u përkujdes referi nga Drenasi H.Hajdari .

Me refer si H.Hajdari po dëmtohen edhe klubet, sepse donatoret të cilët i kemi, vetëm kanë filluar të shfaqin pakënaqësi .“Nuk po ja vlen me investu, shiko se çka po benë etj etj”, kështu që ne nuk do të lejojmë të luajnë me mjetet tona, djersen e lojtarëve dhe ndjenjat e dashamirëve të futbollit të cilët na përcjellin vazhdimisht.

FFK nën udhëheqjen e Fadil Vokrrit ka pasur të arritura të mëdha, mirëpo ne si klub i bëjmë thirrje që të merr hapa të mëtutjeshëm ndaj refereve që bëjnë skandale dhe nuk dinë të drejtojnë një ndeshje për të cilën ata delegohen dhe trajnohen apo kanë ndonjë tendencë sikurse sot, siç u pa nga të gjithë të pranishmit për një referim skandaloz që i shërbeu shumë Prishtinës e cila nuk e meritoi edhe atë pikë që e mori.

FFK, me këso referime të tilla sigurisht se do të merr kahe negative futbolli i Kosovës dhe kështu po humb shikueshmëria e cila nëpër shumë stadiume Kosovare po mungon.

FFK, KF”Drita” ju bën thirrje mos na dërgoni gjyqtar të këtij lloji, të cilët si duket nuk kanë njohuri për punën që bëjnë se nuk ju garantojmë siguri tha nënkryetari i bordit të Klubit futbollistik “Drita”, Besim Ismaili./rajonipress/