Fundamenti

Kaosi në drejtësi “mjaltë” për politikën

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Një sistem drejtësie kaotik, siç është tani duket se po ju konvenon edhe opozitës po aq sa pozitës, ngase të dy palëve u shërben si temë për polemika, por edhe për ta përdorur atë sa më shumë si politikisht ashtu edhe penalisht kundër palës tjetër.

Dibrani: Vetëm prokurorët dhe gjyqtarët e paimplikuar në krim e korrupsion mund të ndajnë drejtësi

Një sistem drejtësie kaotik, siç është tani duket se po ju konvenon edhe opozitës po aq sa pozitës, ngase të dy palëve u shërben si temë për polemika, por edhe për ta përdorur atë sa më shumë si politikisht ashtu edhe penalisht kundër palës tjetër.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe. Ndaj, është shtruar edhe çështja se përse opozita asnjëherë nuk e përdor si adutin më të fortë drejtësinë e kapur për të kërkuar kështu reformim të drejtësisë dhe për ta shkapur atë nga pushteti politik, derisa është ngritur po ashtu çështja se a po i konvenon edhe kësaj opozite ashtu si pozitës një drejtësi e tillë e brishtë për përfitime të veta?

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK- ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot” ka thënë se pozita dhe opozita kanë gjetur një pikë të përbashkët tek çështja e drejtësisë së kapur, ngase, sipas tij, të dy palëve u shërben si temë për polemika dhe për ta përdorur atë sa më shumë edhe politikisht, por edhe penalisht kundër palës tjetër, derisa siç tha këtu janë vetëm qytetarët ata të vegjlit që shkelen pamëshirshëm në gjithë këtë përleshje në mes pozitës dhe opozitës. “Drejtësia në Kosovë asnjëherë nuk do ç’kapet vullnetarisht nga ata që e kanë kapur. Bashkësia ndërkombëtare kërkon vazhdimisht që të arrestohen ‘peshqit e mëdhenj”, nga vetë peshqit e mëdhenj. Prandaj, kjo natyrisht se nuk mund të ndodhë, kështu që korrupsioni dhe mozbatimi i dekriminalizimit janë bërë pengesë serioze për integrimet evropiane”, është shprehur deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK- ja, Adem Salihaj.

Uji Dea

Kelmendi: Drejtësia e kapur nga politika dhe oligarkët pushtetarë

Analisti Naim Kelmendi ka bërë me dije se një sistem drejtësie i pavarur nënkupton dhe ndarje të pavarur të drejtësisë, e të cilën më pastaj do ta respektonin dhe do ta besonin jo vetëm pushtetarët, por edhe qytetarët, dhe për rrjedhojë do t’i frikoheshin si qytetarët ashtu edhe pushtetarët që bien ndesh me ligjin.

Sipas tij, një gjyqësi e pavarur ndan drejtësi për të gjithë qytetarët pa dallim, dhe aty s’do të mund të kenë ndikimin e tyre pushtetarët dhe politika mafioze.

Kelmendi shprehet se, fatkeqësisht tash për tash kjo pavarësi e këtij sistemi nuk ekziston në nivelin e duhur dhe Kosova ecën para vetëm nëse do të vlente sundimi i ligjit pa dallim. “Kjo drejtësi sot për sot është e kapur nga politika dhe oligarkët pushtetarë, si dhe grupet e tjera të interesit, prandaj nuk mund të flasim ende për një sistem drejtësie të pavarur, pa pavarësinë e të cilit sistem nuk mund të ketë as shtet të së drejtës dhe shtet ligjor, ku secili do të përgjigjet para ligjit. Andaj, bazuar në gjendjen e tanishme të këtij sistemi, mbase është i nevojshëm një reformim i drejtësisë për ta shkapur përfundimisht këtë sistem nga politika dhe nga kontrolli dhe ndikimet e saj, sistem ky shumë i dobishëm apo mbase kryesori për vet shtetin dhe qytetarët. Pikërisht, kjo gjendje e drejtësisë kosovare, aspak shpresëdhënëse për një reformim të shëndoshë dhe substancial në dobi të shtetit juridik dhe sundimit të ligjit, ndër tjera është pengesë serioze edhe për integrimet evropiane”, ka shtuar më tej ai. “Prandaj, një gjendje kaotike e tillë ka dyshime të shumta dhe mendohet se po u konvenon si pozitës, ashtu edhe opozitës, ngase aty ku askush nuk përgjigjet para ligjit dhe nuk jep llogari për asgjë edhe atëherë kur abuzon me ligjin, apo kur ka bërë shkelje ligjore, për rrjedhojë kjo shkon gjithmonë në dobi të grupeve të interesit dhe politikës, dhe jo atyre të qytetarëve fatkeqësisht”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.