Eko Higjiena

Granit Xhaka në orbitën e Lazios

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në Zvicër janë të sigurtë…Lazio po ndjek nga afër mesfushorin Granit Xhaka për ta bashkuar me koloninë e shqiptarëve në kryeqytetin italian.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës që aktualisht mban të veshur fanellën e Borussia Mounchengladbach mbetet një nga emrat më të lakuar nga skuadra bardhekaltër edhe pse asnjëherë nuk është folur seriozisht për transferimin e tij në Romë.

Gjithsesi kohët kalojnë dhe nga Zvicra vijnë zërat për një afrim të mundshëm të agjentit të lojtarit me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.

ARKATANA

Nëse Xhaka do të bashkohet me Lazion në merkaton e verës, ai do të bëhet lojtari i katërt shqiptar në skuadrën italiane edhe pse ndryshe nga Berisha, Cana e Strakosha ai mbron ngjyrat e flamurit të Zvicrës.

21-vjeçari e ka nisur karrierën në skuadrën e të rinjve të Baselit ndërsa me ekipin e parë ka zhvilluar 44 takime. Në vitin 2012 ai u transferua te Borussia Mönchengladbach ku numëron 45 ndeshje dhe vetëm një gol të shënuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.