Belgjika fton Januzajn, por Botërori mbetet në pikëpyetje
Marc Wilmots, selektori i Belgjikës, ka bërë të ditur se Adnan Januzaj do të jetë në listën e gjerë prej 27 futbollistëve. Por, ylli kosovar nuk e ka të sigurt vendin në mesin e atyre që do të udhëtojë në Kampionatin botëror.
Adnan Januzaj ka gjasa të jetë pjesë e Belgjikës në Kampionatin botëror. Ylli i Manchester Unitedit do të jetë në listën e gjerë prej 27 futbollistëve për Botërorin 2014. Këtë e ka konfirmuar selektori i Belgjikës, Marc Wilmots .
Por, ylli kosovar nuk e ka të garantuar vendin në mesin e atyre që do të udhëtojë në Kampionatin botëror, i cili gjatë verës mbahet në Brazil. Talenti kosovar do të ketë dy javë kohë që të bind belget se e meriton të ftohet Botëror.
“Adnan ka zhvilluar 27 ndeshje për Manchester Unitedin. Ai ka treguar shumë. Ai mund të luaj në krah, por edhe si numër 9. Kjo është interesante sidomos për faktin se Christian Benteke nuk është në dispozicion”, ka thënë Wilmots, raporton hln.be.
“Ai mund të jetë në dispozicion për atë pozitë. Dua të shoh atë në stërvitje dhe pas shkurtimit të listës do ta njoftoj me vendimin tim”, u theksoi ai.
Por, Janzuaj nuk po pritet mirë në përfaqësuesen e Belgjikës. Kevin Mirallas ka kërkuar nga selektori Marc Wilmots që mos ta ftoj Adnan Januzajn në Kampionatin botëror.
Anëtari i Evertonit ka paralajmëruar trazira në skuadër nëse Wilmots e fton në përfaqësuese mesfushorin e Manchester Unitedit në kurriz të lojtarëve që kanë qenë të përfshirë në kualifikimet për Botërorin 2014.

