Eko Higjiena

Zvicra ekstradon kosovarin që vodhi bankën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një 39-vjeçar nga Peja është ekstraduar drejt Shqipërisë, pasi akuzohet për vjedhjen e një banke në vitin 2005, të ndodhur në Shqipëri.

Policia ka bërë të ditur se është ekstraduar Musli Mehmetaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit, e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”.

FIDANISHTJA

Mehmetaj, në bashkëpunim me katër persona të tjerë ka vjedhur me armë filialin e një banke. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bernë, Zvicër, u bë i mundur ekstradimi i tij për në Tiranë./albinfo.ch/