KKVITI

Dy mjek gjilanas në Kongresin e IV-të Kosovaro – Shqiptar të ORL-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Më 25 – 26 prill, në Qendrën e Telemjekësisë së QKUK-së në Prishtinë, është mbajtur Kongresi i Katërt Kosovaro-Shqiptar i Otorinolaringologëve – Kirurgëve të Kokës e Qafës. Nga gjithsejtë 20 punime të prezantuara, dy kanë qenë nga Spitali Rajonal i Gjilanit, ajo e Beqir Abazit dhe Bajram Shaqirit.

Kongresi është organizuar nga Shoqata e ORL-KKQ të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën ORL “Besim Zyma” të Shqipërisë. Bordi për edukim të vazhduar mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë e ka akredituar kongresin dhe ka vlerësuar me 10 pikë për pjesëmarrës dhe 15 pikë për ligjërues. Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha trojet shqiptare.

Eco Higjiena

Ligjërues të ftuar nga Turqia dhe Austria prezantuan të arriturat e tyre në shkencë dhe teknologji. Nga gjithsejtë 20 punime të prezantuara, dy kanë qenë nga Spitali Rajonal i Gjilanit. Beqir Abazi ka prezantuar punimin “Vlerat e hormonit somatotrop te tonsillitet kronike” dhe Bajram Shaqiri ka prezantuar punimin“ Teknikat e uljes së hiper-projeksionit të majës së hundës”.

Prezantimet në përgjithësi kanë ngjallur debate të shumta. Konkluzion i përgjithshëm ishte se Kongresi ishte organizuar shumë mirë, por len për tu dëshiruar interesimi për prezantime të punimeve, sidomos të mjekëve Kosovarë tha për rajonipress Bajram Shaqiri, kryetar i këshillit organizativ të Kongresit të IV-të./rajonipress/