Hidromorava

Tifozi kosovar mban flokët 11 vjet pa prerë, pret titullin e Liverpool-it

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Tifozi i flakët i skuadrës angleze Liverpool “Reeds”, shqiptari me emrin Ukë Krasniqi kishte “lidhur besë” para 11 vjetëve se nuk do t`i hiqte flokët deri sa ekipi i tij i zemrës do të merrte kreun e tabelës së premier ligës.

Dhe vitet shkonin, e Uka shihte se si Liverpuli për çdo vit e merrte nga një titull, ama asnjëherë atë të kampionit të ligës, shkruan portali anglez metro duke iu referuar medieve kosovare.

FIDANISHTJA

Ndërsa tash, me fitoren e kësaj jave të Liverpool-it kundër Chelsea-s, gati se po krijohen kushtet që Ukë Krasniqi të presë flokët e tij të gjata. Duket se, përveç tifozërisë së Liverpool-it për këtë “eveniment” po gëzohet edhe berberi. Uka tashmë e ka caktuar terminin te ai!

albinfo.ch