Eko Higjiena

4 ushqimet që luftojnë gripin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Falë disa ushqimeve mund t’i bëni balle gripit te stinës. Ja cilat janë ato.

Hudhra

Përveçse përforcon sistemin imunitar, hudhra është edhe antibakteriale e antivirale. Ajo e ndihmon trupin të prodhoje rruaza të bardha dhe antitrupa që luftojnë infeksionin. E shoqëruar me të tjera produkte pikante si specat djegës, mustarda apo rrepkat mund të luftojë mykun.

Peshku

Salmoni i egër, sardelet dhe skumbri përmbajnë vitamine D dhe omega 3. Këta lloje peshqish ndihmojnë për te larguar inflamacionin dhe mbrojnë organizmin nga bakteret apo viruset. Shoqërojini me pak limon sepse ne këtë mënyrë do ju shtohet edhe vitamina C, e cila lufton infeksionet.

Mobi Casa

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është e pasur me betakaroten, e cila me pas shndërrohet në vitamine A. Kjo e fundit favorizon rigjallërimin e shpejtë të qelizave pulmonare dhe atyre që luftojnë infeksionet.

Kërpudhat shiitake

Këto janë kërpudha te veçanta, por që fale përmbajtjes se AHCC-se e mbrojnë organizmin tonë nga viruset dhe gripi. Përbërja e tyre është e njëjtë me mishin, ndërsa shija është delikate sidomos kur përdoret nëpër salca te ndryshme apo supa.