Fundamenti

Sukseset e shqiptarëve në Amerikë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një aktore hollivudiane dhe një nga kërcimtarët e famshëm në botë do të rrëfejnë 150 historitë më të suksesshme të shqiptarëve në Amerikë në dy dekadat e fundit.

Spektakli “Albanian American Sucess Stories”, një iniciativë e paparë ndonjëherë, e cila rrëfen sukseset dhe arritjet e shqiptarëve në Amerikë do të organizohet në New York më 3 Maj.

Aktorja Eliza Dushku dhe balerini Tony Dovolani në bashkëpunim me grupin “Fadil Berisha Studio”, së bashku me Këshillin Amerikanë, Fondin e Arsimit Ndërkombëtar Amerikan për Kosovën është duke përgatitur një spektakël të përzgjedhur me mbi 150 shqiptarët më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KKVITI

Entuziazmi për këtë iniciativë ka prekur së tepërmi aktoren Eliza Dushku, e cila ka postuar dje në rrjetin social “Facebook” një dedikim për këtë nismë të parë që mbahet në Amerikë.

Ngjarja më e madhe argëtuese e kulturore shqiptaro amerikane në SHBA, sipas organizatorit do të shoqërohet me premierën e një dokumentari realizuar me portretizimet e mbi 150 shqiptaro amerikanëve më të suksesshëm, duke përfshirë edhe fituesin e çmimit “Nobel” për Mjekësi Dr. Ferid Murad, të parin shqiptar të zgjedhur në një post zyrtar amerikan në atë të Kuvendit e shtetit të New Yorkut, Mark Gjonaj, aktoren e famshme dhe të njohur në botë, Eliza Dushku dhe supermodelen Emina Cunmulaj, fotografin e njohur në Amerikë, Fadil Berisha, bankierin Richard Lukaj, gazetaren e Fox News Lidia Ujkaj, bamirësen Shpresa Xhakli, komedianin e famshëm James Belushi, Lisa Milicaj, tenorin Saimir Pirgu, aktorin Mike Dusi, dhe shumë të tjerë.