Eko Higjiena

Alarm i pediatërve: Celularet dëmtojnë fëmijët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Specialistet mendojnë se përdormi pa kriter i këtyre aparateve, veçanërisht për fëmijët nën moshën 10 vjeçare sjell dëmtim të memories, ulje e aftësive te të mësuarit, agresivitet dhe shqetësime të gjumit.

Vitet e fundit është bërë shumë problem përdorimi pa kriter i aparateve celulare edhe nga fëmijët e vegjël.

Specialistet pediatër ndërkohë mendojnë se kur këto aparatura mbahen për një kohë të gjatë pranë fëmijëve të vegjël, ato janë në gjendje të tejkalojnë mekanizmat e termorregullimit duke çuar në vdekje shumë qeliza dhe nekroze të indeve.

Hidromorava

Problemi behet edhe më i madh në kuadrin e bashkëshoqërimit me vese të tjera si droga, alkooli. Në këtë rast, varësia prej celulareve bëhet edhe më dëmshme shoqëruar me dëme në nivel të zhvillimit psikik dhe social.

Me tej ata shtojnë se është e nevojshme vënia e kushteve për zvogëlimin e mundësive të të qenit në kontakt me to të fëmijëve në përgjithësi, dhe eliminimin total të përdorimit prej fëmijëve të moshës deri në dhjetë vjeç, shkruan Today.

Në të kundërt, fëmijët, shtojnë specialistet, duhet që të lejohen të qëndrojnë sa më shumë në ajër të pastër, të praktikojnë sa më shumë ushtrime fizike dhe argëtime të tjera të përshtatshme.