FIDANISHTJA

Kthimi i pedagogëve në shkolla më se i nevojshëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kthimi i pedagogëve nëpër shkolla është i nevojshëm, pasi ata përcjellin vlerësimin dhe përparimin e punës edukative-arsimore në shkollë.

Kështu ka kërkuar Këshilli i Pedagogëve të Kosovës, duke vlerësuar se nuk do të ketë sistem të shëndoshë të arsimit pa praninë e pedagogëve. Ndërkohë, edhe Ministria e Arsimit e shikon të domosdoshme praninë e pedagogëve nëpër shkolla, por për këtë vit nuk është ndarë buxhet.

Këshilli i Pedagogëve të Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, kthimin e pedagogëve nëpër shkolla. Kjo kërkesë është bërë me arsyetimin se pedagogu i shkollës është koordinator, organizator, këshillëdhënës, dhe mbikëqyrës i drejtpërdrejtë i përgatitjes, zhvillimit, vlerësimit dhe përparimit të punës edukative-arsimore në shkollë. Përfaqësuesi i Këshillit të Pedagogëve të Kosovës, Rexhep Leci, tha për Radio Kosovën, se për të realizuar këtë, janë takuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

“Të vetmen përgjigje që na ka dhënë Ministria e Arsimit, kanë bërë një projekt dokument, të cilin e kanë dërguar në Qeveri për ta miratuar për periudhën kohore 2015-2017, ku parashihet që të kthejnë në shkolla 215 pedagogë ose ndihmës profesional, ku ndër ta mund të angazhohen edhe psikologë. Ky është një numër shumë i vogël dhe mënyra qysh mendojnë të kthejnë është jo efikase, pasi kriter për kthimin është shkolla me numër 1 mijë e 500 nxënës. Ndërkohë, që në shkollat në vendet rurale numri i nxënësve është shumë i vogël, të cilët do të mbesin pa përfshirjen e kontributit të pedagogut”.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, Selvie Halimi, këshilltare e Ministrit të Arsimit, Ramë Buja, tha se prania e pedagogut dhe psikologut në shkollë është e domosdoshme, por, për këtë vit nuk është siguruar buxheti. Ajo tha se për vitin 2015 do të ndahet buxheti për punësimin e pedagogëve dhe psikologëve nëpër shkolla.

“Është domosdoshmëri, parashihet sipas standardeve të arsimit. Ne si Kosovë kemi specifikat tona. Tani është ai standardi sa pedagogë për sa numër të nxënësve në një shkollë. Aty ku nuk plotësohet standardi me numrin e nxënësve mund të jetë pedagogu për dy shkolla.”

Në vendin tonë janë rreth 950 shkolla të obligueshme, duke filluar nga sistemi parashkollor deri te shkollat e mesme të larta e shkolla profesionale. Sipas Këshillit të Pedagogëve, në sistemin arsimor duhet të përshihen rreth 600 pedagogë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.