UBT

Arkeologia Shukriu: “Hyjnesha në fron” ka paraardhës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – “Hyjnesha në fron”, për arkeologen Edi Shukriu, ka edhe stërgjysh. Sipas saj, artefakti i kohës së neolitit nuk është skulptura e vetme e gjetur deri më tani. E dardanët i ka cilësuar si një fuqi të madhe para erës sonë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Çdo objekt është shprehje arkeologjike dhe ofron të dhëna të shumta përtej imazhit arkeologjik”, ka thënë anëtarja korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, duke paraqitur studimin e saj me titull “Tej imazhit arkeologjik, kozmologjia dardane”. Shukriu, e cila njihet si femra e parë arkeologe në Kosovë, ka thënë se deri më tani kemi shumë pak njohuri për njërin ndër artefaktet më të rëndësishme që ka Kosova.

KKVITI

“Hyjneshën në fron’ kam dashur ta titulloja ‘Hyjnesha e Prishtinës’. Duhet ditur se kjo hyjneshë kishte edhe stërgjysh dhe po ashtu dua t’ju informoj se nuk është kjo skulpturë e vetme që është zbuluar në Kosovë”, ka thënë ajo, tek ka shtuar se në vendin tonë janë të zbuluara edhe njëqind e pesëdhjetë hyjni të tjera në fron. Në ligjëratën e saj, ku ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të AShAK-ut, profesoresha e Universitetit të Prishtinës ka thënë se është përpjekur të sjellë një temë me interes për opinionin. Sipas Shukriut, të flasësh për kozmologjinë dardane është çështje me mjaft interes. Kjo, sipas saj, për një fakt të vetëm se gjithnjë ka qenë e mohuar.

“Fatbardhësisht zbulimi i labirintit rrethor të Smirës më ka mahnitur ta studioja atë. Pas studimeve të gjata kam parë se në tokat e Dardanisë antike është zhvilluar osmologjia”, ka konstatuar ish-kryetarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore./koha ditore/