Fundamenti

Në përkujtim të 15 vjetorit : Masakra e Llashticës ( Rapsodi historike )

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në muajin Prill, Nëntëdhjetë e Nëntë – Gjëmë e vaj në t’ katër anët ! Vijnë kasapët prej Serbisë – Bëjnë masakër në Llashticë !

Vijnë ushtria e milicia –
Me plaçkitë , me djegë shtëpia !
Vijnë xhelatë paramilitarë –

Hiq pa faj vrasin shqiptarë !
Vrasin, presin , masakrojnë ,
Përdhunojnë e pushkatojnë !…
Djegin shpija , djegin dhoma ,

Pa mëshirë djegin kufoma !…
Në Llashticë , më 13 Prill –
I kanë djegë 13 civil !
Kanë djegë njerëzit për së gjallë ,
Fshatin n’ flakë e kanë kallë !
30 Prilli , n’ tym e n’ zjarr ,
Banë masakër të pa parë ,
Vetëm pse ishin shqiptarë –
23 civilë janë vrarë !

Këta njerëz të pushkatuar –
Kurrë nuk kem për t’i harruar !
Do të prehen n’ përjetësi ,
Do t’ jetojnë në histori !
N’ piedestalin e lavdisë –
Pushojnë n’ kopsht të pavdekësisë !
Bijë e bija të Nënë lokes –
Dritë lirie të Kosovës !

Me respekt në shpirt e zemër –
Do i kujtojmë emër për emër !
Gjithë martirët e këtij vendi –
Si e do nderi , si e do rendi !
Ra Hysen Deli Hyseni ,
Ra Mihrije Deli Hyseni ,
Ra Ajshe Hysen Hyseni ,
Ra Fazli Hysen Hyseni !…
Ra Arife Fazli Hyseni ,
Ra Driton Fazli Hyseni ,
Ra Blerim Ramadan Halili –
Dritë lirie shkrepë kandili !…
Ra Rifat Xhemajl Shabani ,
Selami Rifat Shabani ,
Zijavere Ejup Shabani ,
Fisnik Selami Shabani !…

Nga vrastarë , t’ ardhur prej Nishi –
Ra Sylejman Ymer Ibishi !
Gjak shqiptari , s’ ngihet bisha –
Ra Xhavit Banush Berisha !…
S’ pushoi dhuna, s’ pushoi krimi –
Ra Ali Bejtë Selimi !
Zbrazë rafalët krimineli –
Ra Enver Sylë Murseli !…
Tym e flakë fshatin fashiti –
Ra Ymer Kadri Rashiti !
Gjëmë e vaj fshatin përfshiu –
Ra Lulzim Feti Musliu !…
Ra Rukije Qazim Ramushi ,
Ra Habibe Idriz Ramushi ,
Ra Nezir Hasan Ramushi –
Malli për ta djeg si prushi !…
Ra Xhyzide Shaban Hasani ,
Ra Lirim Nehat Shabani !…

Eco Higjiena

Kështu banë krime serbë cergari –
S’ ngihet kurrë me gjak shqiptari !
Me nderime mot pas motit –
I kujtojmë martirët e kombit !
Brez pas brezi ndër gjenerata –
Ua shkruajmë emrat n’ shkronja t’ arta !

Përpos krimeve me shumë mënera –
Ata banë shumë dame tjera !…
Nuk u ngopën dot me krime –
Banë plaçkitje e dhunime !…
Gjithçka n’ sy për t’ keq e marrin –
Shumë shtëpive ua futën zjarrin !
Dogjën 123 shtëpi ,
Dogjën shkollë edhe xhami !…
Dogjën librat , bibliotekën ,
Ambulancën , apotekën …
137 objekte ndihmëse ,
Shumë pajisje për amvise !…
Kriminelët e Serbisë –

Mirë ia dinë rendin hajnisë !
Shpi për shpi, oborr m’ oborr –
I kanë vjedh 90 traktorë !
Vodhën 120 kultivatorë –
Jo ma hatër, por me zor !
Vodhën 3 autokombajna –

Me u dëshmua se janë hajna !
I kanë vjedhë 3 kombibusa –
Me i vozitë bisha e arusha !
E kanë vjedhë 1 kamion –
Se plaçkitjen e kanë zakon !
Kriminelët turra – turra –
Vodhën 130 vetura !
680 kafshë të trasha –

Kanë plaçkitë nëpër këto fshatra !
Le ta marri vesh Evropa –
Kriminelëve iu pengon lopa !
Le ta dijë gjithë bota mbarë –
Çfarë banë serbët mbi shqiptarë !

Demir Krasniqi
Gjilan, më 13 Prill 2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.