UBT

7 vjet premtime, Kosova sërish në geto

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe këtë vit i është shuar shpresa kosovarëve për lëvizje të lirë në zonën Schengen, kjo pasi kriteri i fundit për liberalizim – ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka dështuar së zbatuari, shkruan sot, gazeta Zeri.

Premtimet për largimin e izolimit të qytetarëve të Kosovës i kishte nisur shtatë vjet më parë ish-kryeministri i Kosovës, tani president, Hashim Thaçi. Gjatë premtimeve ai u tregua bindës se vizat do të hiqen shumë shpejt derisa nuk ndodhi e kundërta ku procesi i vizave ende po shtangej e ishte vetë Thaçi që doli kundër BE-së duke e fajësuar këtë të fundit për mosliberalizim. Rrugën e Thaçit duke i mbajtur premtimet për viza gjallë e vazhdoi edhe kryeministri, Isa Mustafa, sipas të cilit kosovarët që në vitin 2015 do të lëviznin të lirë. Këto premtime nga njohës të çështjeve të integrimeve evropiane shihen si kontradiktore, pasi që si thonë ata, premtimet për datën kur do të hiqen vizat kanë filluar më herët sesa të zyrtarizohet marrëveshja për procesin e liberalizimit të vizave mes Kosovës e BE-së.

Uji Dea

Në anën tjerët, pavarësisht premtimeve të shefit të ekzekutivit e përfaqësuesve të tjerë qeveritarë, të prerë në vendimin e tyre për viza u treguan edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian. Të cilët haptas thanë se s’ka viza pa ratifikimin e Demarkacionit, kriter ky që kundërshtohej bindshëm në çdo formë nga opozita në vend. Përfaqësues nga opozita në vend theksojnë se lëvizja e lirë, e cila u zë në gojë të deputetëve, siç vlerësojnë ata 10 vjet më parë, ka mbetur premtim i parealizueshëm e kryekëput i rremë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.