UBT

Haziri takon komunitetin kulturor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot komunitetin kulturor TOK (Tërësia e Organizatave Kulturore), me të cilët, ka bashkëbiseduar për kulturën në përgjithësi, statusin e Teatrit, kalendarin kulturor të Gjilanit, dekoncentrimin e kulturës nga politika, lirimin e hapësirës për muzeun dhe gjetjen e mundësive për ta bërë Gjilanin edhe me Kinema.

Me këtë rast në bashkëbisedim me përfaqësuesit e TOK, kryetari Haziri ka thënë se është duke punuar në dekoncentrimin dhe ndarjen e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si sektor në vete.

“Jam ende në fazën e konsultave me të gjithë ju për zgjidhjen më të mirë, që ka të bëjë me sektorët e lartpërmendur. Do të konsultohemi të gjithë bashkërisht sa i përket funksionimit dhe ndryshimit të gjendjes në aspektin më të mirë të mundshëm. Konsultat do të vazhdojnë edhe më tutje me ju këtu dhe me të gjithë artistët sa i përket kulturës, sepse jam i interesuar që zgjidhja të jetë më e mira, e pranueshme nga të gjithë dhe mbi të gjitha menaxheri për kulturë duhet të bashkëpunoj me ju për të mirën e artit në Gjilan”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri, duke shtuar se edhe sa i përket kodit buxhetor për kulturën duhet të punohet në këtë drejtim që kjo të arrihet.

United Hospital

Ai edhe sa i përket funksionimit të Teatrit është zotuar se bashkë me ministrinë do të punojnë që financimin për Teatrin ta bëjnë së bashku Komuna duke marr për obligim pagesat e punëtorëve dhe stafit teknik ndërsa Ministria për Ansamblet dhe pjesën tjetër.

Ndërsa, Avni Shkodra dhe Erson Zymberi, kanë kërkuar që të dekoncentrohet kultura nga politika në Gjilan. Ata kanë ofruar bashkëpunimin që edhe në konsultat e mëtutjeshme të japin kontributin e tyre për zgjidhjen më të mirë, për zgjidhjen që kultura të shënoj progres në Gjilan dhe të kthehet nami që dikur kishte Gjilani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.