FIDANISHTJA

Nxënësit e Artit Pamor i shkruajnë Komitetit të Arsimit në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ne jemi nxënësit e shkollës së arteve pamore në Gjilan të cilët përmes protestës shprehim brengat tona dhe ne e dimë se protesta është një mjet legjitim në shoqërinë demokratike dhe protestohet atëherë kur dikush të injoron një kohë të gjatë dhe nuk t’i përfill brengat ashtu siç ka ndodhur në rastin tonë ku për ne tash është shumë e vështirë t`i futemi një profesori në orë të mësimit i cili na ka ngacmuar seksualisht dhe atyre të cilëve na kanë sharë në baza familjare dhe kanë ushtruar dhunë thuhet në reagimin e nxënësve.

Në reagimin e nxënësve të kësaj shkolle që ka ardhur përmes postës elektronike në rajonipress thuhet se raste të cilat janë paraqitur me kohë në drejtori dhe nuk është ndërmarrë fare asnjë mase ndëshkuese apo veprim konform ligjit. Sa i përket asaj që është thëne dje nga drejtori i DKA-se zoti Nazmi Musa dhe drejtori i shkollës tonë Avni Behluli në mbledhjen e Komitetit për Arsim ato nuk qëndrojnë fare sepse ne nuk jemi një grup nxënësish, por jemi 110 nënshkrues të peticionit për dorëheqjen e drejtorit Avni Behluli nga rreth 130 gjithsejtë nxënës sa ka shkolla jonë.

Fatgzona Maliqi nuk është përfaqësuesja e zërit të nxënësve në shkollën tonë sepse asaj mandati i kryetares i ka kaluar qe një vit dhe Maliq Maliqi nuk është përfaqësues i prindërve përderisa kryetar i këshillit të prindërve është Ramazan Mrasoraj dhe ne jemi ata të cilët është dashur të prezantojmë në mbledhjen e Komitetit të Arsimit të mbajtur dje me datën 11 prill 2014.

Ne nxënësit dhe prindërit tanë ç’do ditë ballafaqohemi me kërcënime dhe shqetësime në shtypit tona nga profesorët në emër të drejtorisë së shkollës dhe drejtorisë komunale për arsim se do t`ju ngelim dhe do t`jua humbim vitin shkollor nëse vazhdoni të protestoni dhe kjo diktaturë tregon qartë se këta njerëz në rendë të parë kanë interesat personale pranë atyre shoqërore dhe janë në gjendje të shkelin nëpër trupat tanë vetëm e vetëm të arrijnë qëllimin e tyre dhe po dëshmojnë se janë të shurdhër karshi skandaleve që kanë ndodhur në shkollën tonë.

Lusim Komitetin për Arsim që të mbaj një mbledhje nëse është e interesuar të dijë me të vërtetë se çfarë po ndodhë në shkollën tonë dhe t`i ftoj të gjithë ata që janë kompetent për këtë situatë.

Eco Higjiena

Si mundë të akuzohet dikush dhe mos të lejohet të marrë pjesë në mbledhje të tilla dhe të dëshmoj për atë se çfarë është ka ndodh dhe kush po i fsheh skandalet në shkollën tonë dhe se po mundohet që vëmendjen ta bartë tek disa profesorë gjoja se qenkemi të manipuluar përderisa ekzistojnë fakte të pamohueshme për revoltën tonë.

I bëjmë me dije DKA-së se shkolla nuk hapet me polici ashtu siç ka paralajmëruar, por vetëm me qasje serioze dhe profesionale ndaj problemit gjë që këtë nuk e kemi parë ende tek drejtori i DKA-së zoti Nazmi Musa.

Njoftojmë edhe kryetarin e komunës se përderisa nuk ndërmerren hapa konkret për ngrirjen e postit të drejtorit ne nuk do të ndalemi me protesta . Njëherit kemi përkrahje edhe nga organizatat rinore si në Gjilan ashtu edhe nga Prishtina dhe në ditët në vijim protesta do të merr përmasa edhe më të mëdha.

Ata të cilët paguhen të mbrojnë interesin e nxënësit dhe po shkelin betimin e tyre dhe kodin etik profesional të kenë me dije se kurrë nuk do t`i nënshtrohemi dhe ne me sakrificën tonë do t`i bëjmë me dije gjithë opinionit se ne jemi ardhmëria e këtij vendi dhe nuk e meritojmë një injorancë të tillë që për një karrige të drejtorit të na humbet viti shkollor hiq më pak se 130 nxënësve thuhet në reagimin e nxënësve të kuaj shkolle./rajonipress/.