Uji Dea

Shkolla fillore “Halil Alidema” e Cifllakut shembull për të mirë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Shkolla fillore “Halil Alidema “ në fshatin Cifllak të Vitisë paralele e ndarë e asaj në Pozharan për mungesë të numrit të nevojshëm të nxënësve ishte në prag të mbylljes si institucion shkollor në fillim të këtij viti shkollor. Por fal një veprimi që bënë udhëheqësit e arsimit të Vitisë kjo nuk ndodhi dhe tani është bërë shkollë që është shembull se si punohet.

Edhe pse ka vetëm 6 nxënës që mësojnë në klasë të kombinuara nga klasa e parë deri të të katërtën e gjysma e të cilëve janë nga Pozharani por që vendosën që të vijojnë mësimin kurse të tjerët janë nga fshati Cifllak që është bërë tashmë paralaxhe e Pozharanit.

Valbona Halimi Drejtoresh e shkollës fillore në Pozharan shprehet se ata bënë mirë që lejuan mësimin edhe me këtë numër shumë të vogël të nxënësve ngase aty punohet me zellë dhe vullnet e kjo falë mësueses së vetme që punon me këta nxënës Zyrafete Rama. ”Mësuesja Zyrafete meriton çdo lëvdatë për punën që bënë edhe pse punon me klasë të kombinuara“ shprehet drejtoresha e Valbona Halimi.

E fjalë të mira për punën e mësueses Zyrafete Rama flet edhe mërgimtari Bashkim S.Pira, nga Pozharani i cili shprehet se me të dëgjuar për punën që behët në këtë shkollë dhe rregulli që është vendos në të vendosi që të vije nga Franca ku ka vendbanimin e përkohshëm si mërgimtarë që disa vjet fëmijun e tij Endi Pira ta regjistroj në klasën e parë në këtë shkollë për t`ia mësuar alfabetin e gjuhës shqipe djalit të vetëm të tij.

Mobi Casa

”Jam shumë i kënaqur me punën që është duke bërë edukatorja Zyrafete shprehet Bashkim Pira. Si prind jam më se i kënaqur dhe shprehë falënderimet publike për punën që bënë kjo edukatore duke ia mësuar shkronjat shqip fëmiut tim, por edhe shokëve të tij. Edukatorja Zyrafete meriton lëvdata për punën që është duke bërë sepse nuk e ka lehtë të punoj me nxënës të klasëve të kombinuara e kur kësaj t`ia shtojmë edhe faktin se ajo është person i vetëm që punon në këtë shkollë me nxënës dhe nuk e ka lehtë, por më duket se ia del mirë “shprehet Bashkimi.

Unë si prind i fëmiut tim që kamë ardhur nga Franca vetëm e vetëm që femiu im të mëson dhe mos të harron gjuhën shqipe vërtetë jam shumë i kënaqur edhe pse për çdo ditë femiun tim e dërgoj dhe e marrë nga shkolla duke rrugëtuar nga 6 kilometra në ditë nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.

Mërgimtari Bashkim S.Pira ka fjalë të mira edhe me ambientin që është në hapësirat e kësaj shkolle duke filluar nga oborri i rregulluar mirë si dhe në rregulli i krijuar në hapësirat e mësonjëtoreve dhe për këtë dua ta falënderoj publikisht këtë edukatore të zellshme për punën që bënë shprehet për rajonipress mërgimtari Bashkim S.Pira njofton Aziz Zuka./rajonipress/