FIDANISHTJA

Hurma, multivitamina më e mirë në botë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hurma është konsideruar si pema më e mirë në botë për shëndetin tonë për shkak të vitaminave A dhe C, proteinave, yndyrave, kripërave minerale dhe përmbajtjes së lartë të hekurit.

Hurma shërben për një sërë sëmundje si anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

Ato për organizmin janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave natyrorë dhe për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyror, i cili gjendet në hurma, është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Ajo përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet.

Hurmat kanë spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe nutricioniste, për shkak të të cilave konsiderohet si pema më e shëndetshme në botë.

Sipas përbërjes së tyre hurmat janë tableta të vërteta multivitaminash natyrorë, që mund t’i përdorin fëmijët dhe të rriturit.

Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit, për shkak të përmbajtjes së luteinës dhe zeaksantinë, hurma quhet edhe “vitamina për sy”.

Njëra nga sëmundjet që kuron fryti i hurmës është sëmundja e anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje.

FIDANISHTJA

Në këtë rast këshillohet të përdoret mjekimi me hurma, ku çdo ditë konsumohen 6 deri në 15 kokrra të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit për 15 ditë deri në 25 ditë.

Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës si dhe diarresë kronike.

Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.

Përveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dy sekset, në gratë shtatzënë ajo ndihmon ne lindje normale dhe pa probleme.

Hurma mund të përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë dhe ëmbëlsira të ndryshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.