Mobi Casa

Matja e territorit nuk i bind deputetët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Matja e territorit të Kosovës nuk ua ka ndërruar qëndrimin disa deputetëve që kanë qenë kundër Demarkacionit me Malin e Zi. Përfaqësuesit e koalicionit e pranojnë se nuk i kanë votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës.

Koalicioni i dy subjekteve më të mëdha politike në vend, PDK-LDK, e ka të vështirë për t’i bindur deputetët se me Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi Kosova nuk humb territor. Madje, deputetëve që janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje nuk ua ka ndryshuar mendjen as Komisioni për Matjen e Territorit të Kosovës, sipas së cilit Kosova nuk humb tokë me Marrëveshjen e 26 gushtit 2015.

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se aktualisht nuk i kanë votat për ratifikimin e Demarkacionit, megjithatë thonë se kjo Marrëveshje duhet të ratifikohet sa më shpejt.

Uji Dea

Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet sa më shpejt.

“Momentin që Qeveria e riprocedon Marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit, ne do ta procedojmë menjëherë në Kuvend pa asnjë vonesë në mënyrë që të ecim përpara. Duhet të lëvizim përpara, Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejtë, sepse është në interes të qytetarëve dhe në interes të Kosovës”, është shprehur Veseli./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.