Eko Higjiena

Arsimi dhe edukimi prioritete të DKA-së në Gjilan

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nazmi Musa – DKA, me stafin profesionistë të saj, po menaxhon në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha punët dhe detyrat që kanë të bëjnë me politikat zhvillimore të arsimit, edhe për kundër atyre që nuk ia duan të mirën arsimit dhe në mënyra të ndryshme po bëjnë përpjekje për t’i dhënë kuptim tjetër.

Meqë komuna e Gjilanit me një mjedis shoqëror në bashkëjetesë edhe me komunitetet tjera: serbë, turq e romë, përveç mësimit në gjuhës shqipe, mësimi zhvillohet edhe në gjuhë serbe, turke e rome. Prandaj në IEA të komunës sonë ndjekin mësimet duke përfshire edhe çerdhet, 23035 nxënës shqiptarë e turq dhe 623 nxënës të komunitetit serbë dhe romë.

Për të pasur një cilësi të mirë në menaxhim, mësimdhënie dhe mësimnxënie, DKA-ja ka hartuar politikat zhvillimore, objektivat dhe prioritete, duke u nisur nga nevojat për objekte të reja, renovime, ndërtim të sallave për edukatë fizike, fusha sportive e deri të zbatimi i metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies, ngritjes së vazhdueshme të menaxherëve të shkollave, mësimdhënësve, përgjegjësinë dhe llogaridhënien.

Duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, udhëzimet administrative dhe aktet tjera juridike, DKA ka bërë planifikimin e detajuar të buxhetit financiar për këtë vit, për të realizuar e përmbushur kërkesat e nevojshme të çdo institucioni arsimor në komunën tonë, që besoj se jeni të pajtimit me mua se mjetet e planifikuara 10,689 992.00 euro, nuk përmbushin kërkesat dhe nevojat në arsim, aq më parë kur kemi borxhin e trashëguar nga udhëheqja e më parme në vlerë prej 858,760.76 euro.

Prioritet i DKA-së do të jetë jo vetëm hartimi i rregulloreve, kontratave, vendimeve, procedurave disiplinore, por edhe zbatimi rigoroz i tyre, me qëllim të vënies së rendit dhe rregullit në IEA të komunës sonë.

Duke u nisur nga fakti se një numër jo i vogël i resurseve njerëzore përfshihen në fushën e arsimit në komunë, DA do t’i ketë në përkujdesje në monitorim dhe vëzhgim në të gjitha proceset, gjithnjë duke pasur për bazë Ligjin dhe Udhëzimet Administrative.

ARKATANA

Përveç përkujdesjes së procesit mësimor dhe infrastrukturës shkollore, DKA ne bashkëpunim me MASHT-in bën punën përgatitore, udhëzuese e informuese lidhur me organizimin dhe realizimin e provimit të Semimaturës dhe Maturës të nxënësve; harton listën e administrueseve, listën e vëzhgueseve për mbikëqyrje që ky proces të zhvillohet në mënyrë të ndershme dhe të jetë i ligjshëm.

Politikat Zhvillimore të Arsimit janë parësore për drejtorin e drejtorisë së arsimit, duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin me donatorët e ndryshëm që investuan e investojnë në mënyra të ndryshme fushën e arsimit në Gjilan, “ DANIDA”,” KOMISIONI EVROPIAN, USAIDI GTZ ,MASHT-KOMUNA.

Plani vjetor përmban edhe dinamiken kohore për realizimin e punëve dhe detyrave të parapara, duke përfshire edhe bashkëpunimin ndërmjet OJQ-ve dhe grupeve te interesit përmes organizimeve te debateve me nxënës për çështje të ndryshme, siç janë përshkruar ne planin dinamik.

DKA-ja mirëpret me shumë kënaqësi dhe respekt kontributin e Komitetit të Arsimit, si trupë punuese e këtij Kuvendi dhe të gjithë ata që kontribuojnë në të mirë të arsimit dhe edukimit të fëmijëve tanë dhe t’i adresojnë temat me rëndësi në fushën e arsimit.

Nazmi Musa është drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan