UBT

Kosova vend i paradokseve

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Gani Sadiku – Qeveria në krye me Hashim Thaçin, është futur në muajin e gënjeshtrave dhe premtimeve boshe. Mbi të gjitha, ky njeri ka sjellë, një shterpësi vlerash e modelesh lidhur me rrugët që duhet të ndiqen, çka ka krijuar përshtypjen mbytëse tek qytetarët se ky vend është i pashpresë dhe i dënuar të mbesë në këtë qorrsokak.

Niveli i diskursit të tij politik është mjeran, ku materializmi është sundues, ku mungesa e alternativave të mirëfillta dhe mosbesimi që ka krijuar në strukturën qeverisëse, kanë krijua një boshllëk të madh vlerash, prandaj ndodh një paradoks i jashtëzakonshëm dhe i pa përsëritshëm, që kryeministri, del pa program dhe pa projekt, duke premtuar pa asnjë mbulesë, meqë rast ka krijuar një nivel histerie që gjithkund tjetër përpos në Kosovë do të ishte i frikshëm.

Diskutimet e ligjit për veteranët e luftës në Kuvendin e Kosovës ishte pasqyra më e mirë që bëri bashkë krahun majtist i cili me “bisht në shpinë” sillet e përdridhet rreth injorimit të së shkuarës së një krahu të luftës, rreth interpretimit të së tashmes së tyre siç ata dëshirojnë dhe heshtjes apo mashtrimit të hapur rreth së ardhmes.

Edhe kjo na ka pas mbetur mangut, që ne të krijojmë një ndasi apo një armiqësi në mes veti, dhe nga qytetari më mirë do të shihej një konflikt i jashtme se sa një armiqësi e brendshme.

Kjo na bënë të mendojmë se çka e karakterizon këtë Qeveri që do të ishte pozitive dhe e dobishme për qytetarin e Kosovës kur dihet që jemi vendi më i varfër në Evropë.
Sipas një hulumtimi të CIA-s Amerikane që është bërë në kohët e fundit del se në Kosovë për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik pritet që të ketë vilmë social, nga se Kosova renditet mbas shumë vendeve Afrikane sa i përket të ardhurave për kokë të banorit;

FIDANISHTJA

Kemi shëndetësinë me shërbimet më të këqija (dhe shuma më e madhe e parave të qytetarëve shpenzohen nëpër spitalet për shërim jashtë vendit); Kemi politikan dhe qeveritar të pasur që nuk paguajnë asnjë qindarkë për shtetin, e duhet të paguaj qytetari i varfër; Kemi më së shumti politikan të pasur (milioner) në raport me numrin e popullsisë; Kemi numrin më të madh të papunëve; Kemi krimin e organizuar ndër më të lartin në Evropë.

Kemi Gjykata dhe Prokurori të politizuara që herë herë zbatojnë drejtësi selektive (por edhe që nuk mbrohen nga askush ) dhe pikërisht nga kjo pjellë e kësaj politike por edhe influencës së sajë në gjyqësi sot rrezikojmë në krijimin e Gjykatës që do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së ; Vrasjet me motive politike ende të pa zbuluara që nga paslufta e këndej, janë tregues i mjaftueshëm se qytetari mund të vritej dhe kurrë mos të zbulohej nëse i takonte një tabori tjetër politik; Jemi populli i vetëm në Evropë pa të drejtë për të lëvizur lirshëm në vendet e BE-së; Kemi burgosje të zyrtarëve të rangut të ulët dhe lënje në liri të atyre nga rangu i lartë që u është vërtetuar fajësia nga Gjykata; Kemi mbi 65 mijë aplikacione të kategorive të ndryshme të dala nga lufta, ndërsa është dashur intervenimi i NATO-s për të na shpëtuar nga shfarosja kolektive.

Së fundi në sfond është paraqitur nevoja për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, formimi i së cilës lidhet me ndryshimet kushtetuese, të cilat ndryshime vendit mund ti kushtojnë shumë shtrenjtë, kur dihet se minoritetet do të kërkojnë “hisen” e tyre në kulaçin e pa pjekur të kryeministrit, dhe këtu vlen ajo shprehja popullore që thotë “qeni i keq ta bien ujkun në torishtë”.

Ka aq shumë arsye për të mos heshtur deri në rënien e kësaj Qeverie të keqe, që do ta quaja Qeveria e paradokseve dhe duke dënuar këta që qeverisën për të keqen e këtij vendi dhe që të shkuarën e tyre e bëjnë të ardhmen e fëmijëve tonë./rajonipress/