Mobi Casa

Në përkujtim të 15 vjetorit : Masakra e Llovcës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi – Më 5 Prill , Nëntëdhjetë e Nëntë – N’ fshatin Llovcë , ka ra një gjëmë ! Shumë policë , paramilitarë – Bënë masakër mbi shqiptarë !

Këto fallanga t’ serbijanit –
Vijnë nga fshati i Pasjanit ,
N’ Karadak , n’ fshatra t’ kësaj ane ,
N’ fshatin Llovcë , bënë kasaphane !

Gjëmë e vaj mori Malësia –
Vrasin njerëz , djegin shtëpia !…
N’ këtë masakër të pa parë –
Masakruan këta shqiptarë :

Vranë Rabit Tahir Dalipin ,
Vranë Xhevrije Ramë Zeqirin ,
Vranë Xhemail Kadri Halimin ,
Vranë Sami Abdyl Xhelilin …

Vranë Avdi Selver Rexhepin ,
Vranë Rahim Bajram Ymerin ,
Vranë Nexhmije Riza Azemin ,
Na e vranë Driton Xhelilin …

Mobi Casa

Vranë shqiptarët e pa mbrojtur ,
Aty mbetën dy t’ plagosur –
Nazmi Hajdini , Marigonë Azemi ,
N’ zemrat tona do t’i kemi !

Mbasi n’ Llovcë e kryen krimin –
Për Pograxhë morën drejtimin …
Duan shqiptarëve t’ua marrin shpirtin –
E kanë vra Nazim Rashitin !

Thërrasin varret mbi bregore ,
Për çdo vjet n’ përkujtimore –
Ju të gjallët , mos harroni ,
Pak ma tepër t’ na nderoni !

Gjilan, më 05 . 04. 2014 .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.