Eko Higjiena

LDK-ja duhet të zbres nga gjuha akademike

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Gani Sadiku – Se çfarë po ndodh në vendin tonë me zhvillimet politike është me të vërtetë e vështirë të dihet dhe vërehet në shikimin e parë apo me syrin e thjesht të një qytetari i cili më së tepërmi vuan nga sjelljet skizoide të politikanëve në këtë vend.

Me çka duhet të kaliten qytetarët e Kosovës kur jemi bërë imun pothuajse me të gjitha të këqijat që i sjell vendit kjo Qeveri, kur edhe e keqja është duke u bërë gjithnjë e më normale.!!

Këta qeveritar, kanë hequr dorë nga shumë vlera, duke ndjekur shtigje dhe linja që karakterizohen kryesisht nga gënjeshtra, mashtrimi, interesi vetjak, hilet, shtypja, despotizmi, shfrytëzimi, lakmia për të zhvatur sa më shumë etj… Gjëja më e rrezikshme është se këto vlera negative, janë mbështjellë me një shtresë mashtrimesh dhe gënjeshtrash që të mos mund të vërehen nga qytetarët e rëndomtë.

Kush duhet ta shpëtoj popullin e Kosovës nga këta grabitqar të pa mëshirshëm të cilët siç duket janë të pa ngopur.?

E para dhe me përgjegjësi më të madhe morale e kombëtare, duhet të jetë LDK-ja si forca kryesore opozitare e cila disi si e heshtur përgatitet për të ardhur në pushtet, por se ajo së pari duhet të zbres nga gjuha akademike në gjuhën politike apo thënë më drejt, në gjuhen popullore, sepse populli, nuk e donë më gjuhën akademike për t`i thënë gjërat troç në politikë.

FIDANISHTJA

Kjo parti duhet ta kuptoj përgjegjësinë qe e ka dhe nuk duhet ta neglizhojë e as të harroj , se është në garë politike, posaçërisht tash, kur po afrohen zgjedhjet, dhe kur populli është ngopur me pallavra të qeveritarëve, të cilat pa fije kripe për çdo ditë shitën jo si dushk por si gogla.

Dhe e dyta nga aftësia e një pakice elite intelektualësh dhe mendimtarësh, të cilët i kanë shpëtuar unifikimit me politikën, dhe gatishmërisë së tyre për të paguar taksën e ndryshimit.

Një sëmundje që qeveritarët i kanë dhënë Kosovës është korrupsioni i cili ka depërtuar në çdo qelizë, ka fituar imunitet dhe pranohet e justifikohet, përderisa u shërben interesave të kësaj shtrese të korruptuar.

Kur korrupsioni depërton çdo qelizë, fillon e shihet si normal dhe shndërrohet në standard që drejton sjelljet e njerëzve. Në një situatë të tillë, reduktohen, groposen, fashiten dhe zveniten të gjitha vlerat. Ata që vazhdojnë tu besojnë këtyre vlerave, ndihen të izoluar..

Në këtë derexhe ka arritur populli nën udhëheqjen e kësaj elite politike, dhe një vend si Kosova nëpërmjet votës së vjedhur– ofron shanse të mëdha për mashtruesit, manovruesit dhe dallaveraxhinjtë me votat e njerëzve.