Aktiviteti fizik zgjat jetën
Personat të cilët rregullisht aktivizohen fizikisht, jo vetëm që janë më të shëndoshë për aq sa jetojnë, por edhe jetojnë më gjatë.
Studiuesit kanë analizuar ADN-në e njeriut, dhe kanë vërejtur se personat të cilët janë aktiv kanë kromozome më të shëndetshme dhe të cilat ndihmojnë në ndarjen dhe prodhimin e qelizave të reja të cilat ruajnë jetëgjatësinë dhe pengojnë plakjen.
Në anën tjetër, te personat të cilët nuk janë aktiv, kromozomet nuk arrijnë të kryejnë si duhet punën e tyre, dhe personat e tillë janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve si kardiovaskulare, diabeti dhe kanceret.


