Eko Higjiena

Vizat, në duart e deputetëve

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Eurodeputetja, Tanja Fajon, ka ripërsëritur edhe një herë se heqja e vizave me Bashkimin Evropian (BE) është në duart e Kosovës, gjegjësisht deputetëve të Kuvendit. Në një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, i cili u mbajt prapa dyerve të mbyllura gjatë ditës së djeshme, Fajon ka përmendur dje edhe një herë demarkacionin, si njërin prej kushteve kyçe për ta arritur liberalizimin.

Ndërkohë, përfaqësues të këtij Komisioni pas diskutimit thanë se përpos demarkacionit, mbetet edhe luftimi i krimit e i korrupsionit si kushti tjetër që duhet plotësuar, kusht ky sipas të cilëve kërkon kohë të gjatë për t’u përmbushur.

“Kishim shkëmbime të dobishme të pikëpamjeve me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, ku kryesisht u diskutua për statusin në Parlament në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, kompleksitetin dhe pikëpamjet e ndryshme të shprehura nga parlamentarët. Ne do të shohim se cili do të jetë hapi tjetër pasi kjo nuk varet nga unë, është në duart e Kuvendit të Kosovës”, theksoi Fajon pas këtij takimi.

Ndërkaq kryetarja e këtij Komisioni, Njomza Emini, tha se kushti i dytë që duhet plotësuar për liberalizimin e vizave është i atillë që kërkon më shumë kohë.

“Kushti i dytë e dini, luftimi i korrupsionit, është proces që zgjat dhe nuk është vetëm vendi ynë që mund ta bëjë për një ditë, kjo kërkon kohë. Mirëpo, sa i përket ratifikimit, kushtit të parë, kjo është që po presin prej neve që ta bëjmë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Emini më tej ka thënë se para Fajonit kanë paraqitur vështirësitë dhe sfidat e këtyre çështjeve.

“Ne i treguam, kishte edhe diskutime nga kolegët e tjerë që i prezantuam edhe sfidat, edhe vështirësitë që do të kalojnë dhe ajo gjithë këtë mesazh e mori nga ne, në momentin që do të kthehet në Bruksel t’i prezantojë sfidat, të cilat ne tashmë i prezantuam para saj dhe tash presim në seancën e radhës që duhet të ratifikohet”, ka shtuar ajo.

Uji Dea

Ndërkohë ka konsideruar se tashmë Kosova ka mundësinë e fundit për të mos e huqur afatin e liberalizimit.

“Përndryshe është një mundësi e fundit, që unë mendoj se nëse edhe këtë nuk e bëjmë, atëherë ju e dini që janë edhe zgjedhjet në Gjermani, në Holandë, në Francë dhe mandej e kam atë dilemën se a do të jemi më në fokus të diskutimeve në BE”, ka theksuar Emini.

Por ndryshe nga ajo anëtarja tjetër e Komisionit në fjalë nga blloku opozitar, Time Kadriaj, tha se në këtë mbledhje nuk u diskutua diçka e re.

Sipas saj, Fajon nuk ka folur fare rreth asaj se a është kryer demarkimi mirë apo jo.

“Në fakt këta nuk po përzihen se a është demarkimi mirë apo jo, por e kanë futur si kusht dhe ne normal si opozitë u munduam ta themi se pse po kundërshtohet kjo formë”, është shprehur ajo.

Kadriaj më tutje ka thënë se Qeveria nuk do të mundë t’i sigurojë votat për ta kaluar këtë marrëveshje. Ndërkaq, konsideroi se deri te kjo situatë Kosova ka ardhur si pasojë e mostransparencës së Qeverisë lidhur me këto marrëveshje.

Në këtë diskutim morën pjesë edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, Donika Kadaj-Bujupi, Xhavit Haliti, Arben Gashi dhe Fatmir Xhelili./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.