KKVITI

Të lumtë na çka kemi pritë (Parodi satirike)

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi

T’ lumtë na, çka kemi pritë –
Shpi për shpi formuam partitë ,
I kem sjellë demokracitë ,
Kem heqë kazmat dhe kacitë !…

Kem hapë shumë televizione –
Për të ulur tensione !
Para kamerave jemi turrë –
Me tregua se kem kulturë !

N’ vend të odës për t’ heqë mallë –
Një TV ka hapë një stallë !
Nuk është odë, por është saraj –
Këngë e valle kupleraj !…

Një tjetër televizion ,
Na e ka hapë një emision ,
Që po e quan “Odeon” –
Kohëra t’ vjetra na përkujton !…

Na i kujton kastrat këngëtarë –
Kur këndonin n’ operë të parë !
Reklamon përmes kamerave –
Kohë t’ ashikëve dhe dylberëve !…

ARKATANA

Një TV-je shoqin s’ ia gjen –
Transmeton një “Oksigjen” !
Para vajzave si sorkadhe –
Reklamon “Hundën e madhe” ?!…

Një TV tjetër n’ këtë vend –
Na argëton me një “Vikend” !
Na i kujton disa tradita :
“Enver Hoxha e Marshall Tita “?!…

Haj medet , për këtë traditë –
Ku jem kanë e çka kem pritë !
Fëmijë e gra përjetojnë zorin –
T’ vjen me e thye televizorin !

Gjilan, më 15.02.2017.

Demir Krasniqi