Eko Higjiena

G.R viktima e parë nga gripi i derrit në Kosovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sot, në ora 7:30, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Infektive, ka vdekur pacientja G.R (1957), e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte konfirmuar si e infektuar nga gripi H1N1, e njohur si gripi i derrave, viktima ishte nga fshati Brod i Dragashit.

Pacientja ishte shtrirë në Klinikën Infektive me datën 02.03.2014 në orët e mbrëmjes, me pezmatim të rëndë në të dy anët në mushkëri, përderisa më pas ishte dokumentuar prania e virusit H1N1.

Ajo ishte intubuar dhe vendosur në respirator, por përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë të QKUK-së, nuk arriti të mbijetonte, njofton kumtesa nga QKUK

UBT

Nga data 27 shkurt 2014, deri më sot, nga 57 mostrat e marra për analizë për sëmundjen e gripit, 30 mostra kanë rezultuar pozitive, prej tyre 20 pacientë kanë rezultuar se kanë infeksion me gripin H1N1, dhe 11 raste me Influencën e rëndomtë A.

Në Klinikën Infektive momentalisht janë të shtrirë 11 pacientë, prej të cilëve 5 janë të konfirmuar me H1N1 dhe janë në terapi me Tamiflu.

Po ashtu, Klinika Infektive është në pritje të rezultateve të analizave për 8 pacientë që aktualisht janë të shtrirë dhe janë të dyshuar./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.