Fundamenti

Rexhepi i përgjigjet VV-së: Pushteti merret me votë e jo me protesta

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bajram Rexhepi nënkryetar i PDK-së, e ka quajtur papjekuri thirrjen e Vetëvendosje për protesta që të largohet Thaçi nga pushteti. Ai ka thënë se pushteti merret me votë e jo me protesta.

Nënkryetari i PDK-së dhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se nuk është i befasuar me deklarimet e fundit të zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë kërkuar që përmes protestave ta largojnë nga pushteti Kryeministrin Hashim Thaçi.

Deklarata e ministrit Rexhepi, vije një dit pasi që sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, kishte deklaruar për media, kishte thënë se rruga e vetme për të larguar nga pushteti qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi, janë protestat qytetare.

Ndërsa, Rexhepi i është përgjigjur deklaratës së këtij zyrtari të VV-së, duke thënë se pushteti merret me votë dhe jo me protesta. Idenë për të dalë në protesta, Rexhepi e quan si të papjekur, dhe se nuk beson që kjo do të përkrahet edhe nga partitë LDK-AAK dhe Nisma.

FIDANISHTJA

“Së pari pushteti merret vetëm me votën e qytetarëve, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe unë jam shumë i bindur që partitë tjera nuk do të bien pre e këtyre ideve që absolutisht janë të papjekura dhe do të ketë një pjekuri nga partitë tjera”, ka thënë Rexhepi për Politiko.net.

“Kështu që protesta janë ato që më së paku i nevojiten Kosovës në këto momente”.

“Ata kanë pasur ambicie tjera për të ardhur në pushtet, por e shohin se nuk po mund të vijnë me metoda demokratike dhe tash po i kthehen formës së mëhershme. T’i kthehen ose po pretendojnë t’i kthehen formës së mëhershme”, ka thënë Bajram Rexhepi. / politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.