MBP serbe merr në pyetje udhëheqësin e Tifozave Kuq e Zi në Preshevë
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka filluar presionin psikik ndaj shqiptarëve duke ftuar në bisedë informative anëtarët e Tifozave Kuq e Zi nga Presheva.
Rasti i parë është shënuar sot (e mërkurë) në Preshevë duke marrë në pyetje udhëheqësin e Tifozave Kuq e Zi në Preshevë, Arianit Aliun, njofton Radioekuqe.org.
Kjo gjë shihet si presion ndaj shqiptarëve të Luginës të cilët përkrahin kombëtaren shqiptare.


