Uji Dea

Debutuesi i Bundesligës, s’mendon për Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Valmir Nafiu është emri më i ri shqiptar që bëri debutimin në elitën e futbollit evropian. Nafiu ia bëri sefte me skuadrën e tij Hamburgun, në ndeshjen e zhvilluar në Berlin kundër Herthas, ku pësuan 3:0.

Edhe pse nuk kishte fat në debutimin e tij, pasi pësuan humbje, Valmir Nafiu është i lumtur që ka arritur të luajë në rangun elitë të Gjermanisë. “E kam pritur qe një kohë të gjatë që të luajë dhe fal zotit kjo është bërë realitet. Kam edhe shumë për të bërë.

UBT

Ky është vetëm fillimi për mua. Ndjehem krenar për inkuadrimin në lojë dhe për debutimin në Bundesligë”, tha mesfushori me tipare sulmuese, Valmir Nafiu për Arenën. Ai është pjesë e Hamburgut qe dy vite, ndërsa vitin e kaluar ka luajtur me skuadrën e dytë në 13 ndeshje, ku ka shënuar një gol…(Arena)