Mbi patriotizmin
Nga Lumir Abdixhiku – Në garë për shtet-dashuri dallohen dy palë. Të parët janë pretendues të pronësisë së patriotizmit – monopolistë tipikë të tij, por që nuk kanë asnjë lidhje me të, e të dytët janë mendimtarë hiperliberalë që nga nevoja për të shtyrë argumentin e tyre në skajshmëri, humbin rezonin sa përfshijnë gjithçka patriotike e shtetërore në një thes llumi me të keqen.
-1-
Nuk e kisha pritur kurrë që një ballafaqim sportiv, me fajin më të paktë të shqiptarëve, të shndërrohet në arenë debati të brendshëm gjithëshqiptar – pikërisht mbi gjetjen e fajit ndërshqiptar. Në esencë, një debat të tillë


