Hidromorava

Perëndeshat seksi të bukurisë, ku ndodhen ato sot?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ato kanë qenë dikur ikonat e bukurisë së Kosovës. Fituan festivale, nënshkruan kontrata pune me firma prestigjioze të modës. Por, ku janë sot?

Diellza Kolgeci, Agnesa Vuthaj, Marigona Dragusha, Afërdita Paqarada, Afërdita Dreshaj e shumë të tjera ndërkohë kanë qenë ikonat e bukurisë kosovare.

Përfaqësuan dinjitetshëm vendin tonë në garat ndërkombëtare, me Marigona Dragushën që ka arritur sukses të konsiderueshëm si miss shoqëruesja e dytë e Miss Universit.

Nga ana tjetër edhe pse s’kishte një sukses të tillë, Agnesa Vuthaj qysh prej se u zgjedh miss në vitin 2004, nga viti 2006 organizoi spektaklet e saj të bukurisë dhe është ndjeshmërisht e suksesshme në biznes me lokalin e saj në Grand Store

United Hospital

Afërdita Paçarada po ashtu është një biznesmene e suksesshme. Ajo ka hapur agjencinë e saj të modës ku krijon kreacione të ndryshme të veshjeve elegante dhe po drejton me sukses biznesin e saj.

Afërdita Dreshaj e cila u zgjodh Miss Universe Kosova vite më parë, prezantoi shqiptarët denjësisht në konkurrset e huaja dhe nga ai moment mori oferta shumë të mëdha për fotosesione dhe bashkëpunime tjera. Por, ajo është prezente edhe në skenën e muzikës, ku është aktive dhe ka edhe një hit, të titulluar “Superstar”.

Diana Avdiu është një tjetër emër i njohur, që pos për ndërrimin e të dashurve në mënyrë të shpeshtë, nuk njihet për hapjen e ndonjë biznesi. Ajo është aktive me fotosesione sepse ka oferta nga kompani të ndryshme për këtë./KlanKosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.