Fundamenti

Në Serbi sot po mbahen zgjedhjet për këshillat nacionale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në territorin e Republikës së Sërbisë jetojnë 22 pakica nacionale kurse në këto zgjedhje do të marrin pjesë 17 prej tyre.Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe shiptarët e Luginës së Preshevës.

Shqiptarët e Luginës së Presheëvës në këto zgjedhje për Këshillin Nacional të Shqiptarëve(KNSH) garojnë me 5 lista zgjedhore, tre të subjekteve politike “Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi”, (PD–BDL) “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, (PDSH – LPD – RD), “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” (PVD – UDSH) dhe dy nga shoqëria civile, Grupi Qytetar “Nagip Taipi” si dhe lista “Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Sërbi – Sevdail Hyseni”.

Në orën 07.00 të mëngjesit janë hapur kutitë e votimit ndërkohë në luginë të Preshevës votohet në gjithsejt 49 njësi zgjedhore.

Sipas fletores zyrtare në Serbi kanë të drejt vote 35.355 shqiptarë, në Preshevë 17.975, në Bujanoc 15.840, në Medvegjë 1.384 dhe në qytetet tjera të Sërbisë 156.

KKVITI

Në Bujanoc të gjtha njësitë zgjedhore janë hapur me kohë bëjnë të ditur nga Trupi punues për mbarëvajtjen e zgjedhjeve ndërkohë merret vesh se edhe në Preshevë nuk është shënuar ndonjë pengesë.

Kryeshefi i administratës publike në Bujanoc, Nasim Rexhepi I cili njëherit është edhe kryetar trupit punues për mbarëvajtjen e zgjedhjeve ka deklaruar se në këtë komunë në listën zgjedhore janë të regjistruar 17.992 votues, prej tyre 15.840 shqiptarë dhe 2.143 romë.

Kryeshefi i administratës komunale në Preshevë, ka deklaruar se në këtë komunë janë hapur 23 vendvotime dhe nuk ka patur asnjë problem.
Në Preshevë në listat zgjedhore për KNSH janë regjistruar 18.032 votues prej prej tyre 17975 shqiptar.

Ndërkohë këto zgjedhje po vëzhgohen edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar siç janë ata të OSBE-së./Lugina Press/