Krasniqi: Korrupsioni në Kosovë është i thellë
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ende beson se Kosova ka njerëz që e duan vendin dhe popullin e vet.
Ai thotë se fenomeni i korrupsionit në shoqërinë tonë është mjaftë i thellë. Madje sipas tij, korrupsioni nuk shfaqet vetëm në formën financiare, por edhe në formën morale, politike etj.
“Pa dashur të hyjë në polemikat për korrupsionin e ligës së parë e të dytë, ajo që duhet të thuhet është se fenomeni i korrupsionit në shoqërinë tonë është mjaftë i thellë. Madje ai nuk shfaqet vetëm në formën financiare, por edhe në formën morale, politike etj.
Problemi është: A jemi të gatshëm si politikë, vendit dhe popullit tonë, t’ia dhamë drejtimin e duhur, pas gjithë shfaqjeve të shëmtuara te këtyre 15 viteve? A mund ta gjejmë një ekip të njerëzve të dijshëm, të dinjitetshëm e të përgjegjshëm që e benë kthesën e duhur për ketë vend. Kjo është çështja kryesore sot që kërkon zgjidhje të shpejtë! Unë akoma besoj që në Kosovë ka njerëz që e duan vendin dhe popullin e vet!”, shkruan Krasniqi në Facebook.


