ARKATANA

Haziri nuk beson se emri i tij është në zarfin e ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tashmë kanë kaluar më shumë se katër muaj prej se vendi është me institucione në dorëheqje në ndërkohë që asnjë tentim për krijimin e institucioneve të reja që dolën nga zgjedhjet e 8 qershorit nuk ka rezultuar me sukses.

Përderisa PDK-ja ka dhënë shenjat e para të “dorëzimit”, nga Blloku LVAN janë vetëm zyrtarët e AAK-së ta që po e kundërshtojnë mundësinë e ridizajnimit të marrëveshjes së 10 qershorit.

Mundësia e një kompromisi përmes “zarfit” përsëri mbetet një mision i mundshëm. Kësaj radhe adresa e “zarfit” është nga një prej komunave të udhëhequr nga LDK një emër që si për blloqet po ashtu edhe për ndërkombëtarët shihet si partner më serioz për ta udhëhequr ekzekutivin Kosovar për ta kaluar këtë krizë. Sipas këtij përshkrimi ai duket se është Lutfi Haziri.

Mobi Casa

Haziri ka thënë se për BotaPress “…kështu po flitet”, por tërthorazi e ka mohuar mundësinë që emri i tij të jetë në “zarfin” e ndërkombëtareve si mundësi për tejkalimin e krizës institucionale në vend.

“Nuk ka lëvizje nga istikamet politike”, ka thënë shkurt Lutfi Haziri. /BotaPress/