Fundamenti

Instrumentistë shqiptarë me koncert në Paris

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në Paris do të mbahet një koncert recital më 28 tetor, në teatrin “Les rendez-vous d’ailleurs”

Dy instrumentistët shqiptarë do të interpretojnë vepra klasike të kompozitorëve të njohur botërorë, mirëpo edhe të kompozitorëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për violonistin Klaidi Sahatçi dhe pianisten Dhurata Bejleri, të cilët do të interpretojnë vepra, pjesë e CD-së “Kujtimet shqiptare”.

Ata do të udhëtojnë javën e ardhshme në Paris, ku do të mbajnë një koncert recital më 28 tetor, në teatrin “Les rendez-vous d’ailleurs”.

Mobi Casa

Klaidi Sahatçi u lind në Tiranë, mirëpo u shpërngul në Itali në vitin 1992 dhe studioi në konservatorin “Giuseppe Verdi” të Milanos.

Ai ka performuar në orkestra dhe filarmoni të ndryshme evropiane, si dhe ka mbajtur solo koncerte.

Dhurata Bejleri u lind në Gjirokastër, mirëpo jeton në Gjermani, pas shumë viteve të kaluara në Itali.

Ajo është njëra ndër artistet më të njohura shqiptare, posaçërisht si soliste virtuoze e Shopenit, me një repertor të gjerë që përfshin kompozitorët shqiptarë e të huaj, nga Harapi e Zadeja, e deri te majat e muzikës botërore, si Bah, Bethoven, Hajden, Shopen, List, etj.