Mobi Casa

Arrestohet në Francë një ish-luftëtar i UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-ushtari i UÇK-së, Genc Zogaj është arrestuar nga autoritetet franceze për shkak të një fletarrestimi të shtetit serb.

Besart Zogaj ka bërë më dije se vëllai i tij, Genci, së shpejti mund të ekstradohet nga Franca në Serbi për shkak të ngritjes se një aktakuze, kinse për krime lufte.

“Genci jeton në Francë bashkë me familjen, por ai është arrestuar të premten në mbrëmje rreth orës 22:30 nga autoritetet franceze dhe pritet të ekstradohet së shpejti për në Serbi, me akuzën e ngritur nga Serbia: krime lufte, për të cilat ka vuajtur dënimin tri herë dhe është liruar i pafajshëm. Qyqarillëku i institucioneve të Kosovës, duke u marrë me punë periferike dhe duke e lënë popullin në mjerim, e shantazhet ndaj nesh, bëjnë që sot vëllai im të gjykohet për të katërtën herë nga Serbia. Zoti e udhëzoftë udhëheqjen e dështuar politike, e cila po shkatërron shumë familje, të cilat nuk kursyen gjymtyrët e trupit, pasurinë e me të dashurit e familjes për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Zogaj, njofton RTK.

Mobi Casa

Sipas Besartit, Genci ishte gjykuar e rigjykuar nga administrata e UNMIK-ut në Kosovë, kinse për krime lufte dhe atë në të dy raste me burgim. Ai ka thënë se pas shumë seancash të udhëhequra nga ndërkombëtarët, Genci kishte dalë i pafajshëm.

Në vitin 2009, shteti serb kishte lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar, kundër Gencit, i cili ishte deportuar nga Hungaria për në Serbi, ku kishte vuajtur gjashtë muaj burgim. Gjatë qëndrimit në burg ishte maltretuar pa asnjë të drejtë dhe në fund kishte dalë i pafajshëm.