Eko Higjiena

VV, e gatshme për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sipas Visar Ymerit, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, më mirë është të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet dëmtimi i interesave të Kosovës deri në pa kthim.

Megjithatë, Ymeri mendon se ka zgjidhje edhe pa zgjedhje.

“Ne jemi shumicë parlamentare, i kemi numrat dhe na takon t’i formojmë institucionet”, ka thënë Ymeri.

Deputeti Visar Ymeri, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna se VV nuk e ka ndërmend që ta mbështesë bllokun në një mundësi të re që të kërkojë sqarime ose të ngritin pyetje të reja në Gjykatën Kushtetuese.

KKVITI

“Lëvizja Vetëvendosje e sheh këtë gjykatë si të kapur dhe si e tillë jokredibile. Në aktgjykimin e fundit të saj karshi çështjes së themelimit të institucioneve Gjykata Kushtetuese jo vetëm që nuk e ka sqaruar çështjen por ka nxjerrë aktgjykim duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Faktori kryesor pse jemi sot në këtë gjendje, krahas uzurpimit që PDK ia ka bërë Kuvendit, është Gjykata Kushtetuese e cila është vendosur tërësisht në funksion të interesit politik të PDK-së”, ka thënë Ymeri.

Por, sipas tij, ka zgjidhje edhe pa shkuar fare në zgjedhje sepse blloku i ka numrat dhe i takon atyre të krijojnë institucionet.

Ai ka shpjeguar se kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të ushtrojë trysni në kryesuesen e seancës Flora Brovina, që të thërrasë vazhdimin e seancës sa më parë.

Sipas Ymerit, është e papranueshme që deputetja Brovina vetëm se i ka takuar ta udhëheqë seancën në bazë të kriterit të moshës, ta mbajë peng atë për interesa të partisë së saj. /Tribuna/