ARKATANA

Është krim të njollosësh dikendë pa fakte – qoftë edhe perandori

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Nga Ymer Ibishi – Reagim ndaj artikullit “Martirët e Llashticës”, të Qamil Sali Ramadani nga Toronto (Kanadë), të botuar në rajonipress më 29.09.2014. Për hir të së vërtetës dhe në bazë të fakteve ekzistuese , njoftojmë opinionin (jo vetëm Llashticas) e më gjerë se unë vetë personalisht jam i shqetësuar e irrituar e besoj se të tillë ka edhe shumë të tjerë nga artikulli i zotit Qamil Saliu, i cili që nga titulli dhe fillimin e artikullit e fillon me gënjeshtra e trillime duke mos patur e përmendur asnjë fakt e dëshmi historike.

Zoti Qamili në artikullin e tij bënë fjalë për martirët, të cilët u vranë nga Perandoria Osmane e për të cilët nuk ditka kush tjetër për këtë ngjarje dhe se nuk paska dëshmi e këto po i ditka vetëm Qamili nga Kanadaja.

Poashtu ai përmend dhunën, presionin, maltretimet e edhe vrasjet që i ka bërë Perandoria Osmane e sidomos këtë e ka bërë në 100 vitet e fundit të sundimit të saj në këtë fshat, kinse e gjithë kjo ishte bërë për ta pranuar Islamin, por duke mos përmendur asnjë fakt për ta dëshmuar tërë këtë mllef që tregon zoti Qamili, ndaj Perandorisë Osmane dhe Fesë Islame.

Për të bërë një akuzim të tillë qoftë ndaj ndonjë personi, institucioni apo edhe pushteti (Turqinë tani e kemi shtet mik), lypset të kemi fakte, dëshmi që njihen nga historia e jo të flitet në mënyrë paushalle edhe atë zoti Qamili flet prej së largu nga Kanadaja, për një periudhë të largët historike, të cilën edhe historianët tanë nuk e kanë studiuar e zbardhur tërësisht.

Po theksoj se islami në trojet tona nuk ka ardhur me pushtimin e tokave tona nga Perandoria Osmane, por disa shekuj më herët, këtë e njeh Historia. Ndërsa në trojet tona –Kosovë islamizmi diku më herët e diku më vonë ka ardhur në shekullin e XV-të. Po në këtë kohë ndoshta një apo dy shekuj më vonë, feja islame ka filluar të kultivohet edhe në fshatin Llashticë, vendbanim ky për të cilin bënë fjalë t`i zoti Qamil në artikullin tënd.

Por si duket t`i këtë histori nuk e njeh mirë, andaj po të njoftoj se mesxhide ka patur edhe më hiret. Xhamia e parë në fshatin Llashticë është ndërtuar në vitin 1836- do të thotë në fillim të shekullit të XIX-të.

E njëjta xhami është rrënuar e rindërtuar disa herë radhazi me dëshirën e myslimanëve llashticas në vitet 1895.1975, pas luftës së fundit është meremetuar nga se ishte djegur nga forcat serbosllavo- Çetnike dhe tani (2014) është në ndërtim e sipër, kuptohet këto ndërtime janë bërë gjithherë me vetkontributin e qytetarëve.

Ke potencuar se Perandoria Osmane me pushtimin e trojeve tona ka bërë presion, dhunë e me torturat më barbare e edhe vrasje, vetëm e vetëm për të asimiluar popullatën shqiptare , për të ndërruar fenë e tyre dhe për të kaluar (konvertuar) në Islam.

Uji Dea

Këtë e thua z. Qamil por nuk na sjell kurrfarë fakti e viti, por vërtet e gjithë kjo mbetet enigma se prej nga e ke menduar (apo ka menduar dikush tjetër për ty), e imagjinuar tërë këtë.

Po theksoj se Perandoria Osmane, për të cilën t`i z. Qamil nuk ditke, se Perandoria Osmane ka qenë një Perandori që ka sunduar një pjesë të madhe të botës është shtrirë deri në Indin e largët.

Kur ka pushtuar Arabinë Saudite, pushtuesi (Perandoria Osmane) jo vetëm që nuk ka bërë presion e tortura e reprezalje e vrasje që t`i z. Qamil i përmende në artikullin tënd, por është pushtuesi i vetëm në historinë e njerëzimit që ka pranuar fenë e vendit, të cilin e ka pushtuar dhe e sundoi mbi 6 shekuj e jo t’ia imponojë fenë, doket e zakonet e veta.

Këtë e njeh Historia e njerëzimit por, mjerisht t`i këtë nuk e di apo nuk do ta dish.
Unë të kuptoj ty për mallëngjimin për vendlindjen e bashkëfshatarët e tu llashticas, por përse nuk i qaseni dhe trajtoni (pasi që dini apo edhe këtë nuk e dini) çështjen e presionit, dhunës, burgosjes, vrasjeve, pushkatimeve të periudhës qindvjeçare të pushtuesit serbosllav në Kosovë.

E po ndoshta është edhe kjo periudhë e gjatë për ty e nuk ke njohuri, por sigurisht do duhet të dish për të gjitha reprezaljet, dhunën maltretimet burgosjet, vrasjet, dhunimet (20 mijë femra shqiptare janë dhunuar), që janë bërë nga forcat serbosllavo-çetnike në vitet e Luftës në Kosovë.

Por edhe tani pyes veten dhe ty : A thua t`i e di këtë apo edhe për Luftën e fundit nuk di gjë, nga se ke ikur nga këtu dhe nuk e ke përjetuar as luftën e së bashku me te edhe të tëra këto dhunime, vrasje e…

Më së miri të gjitha këto pasi që nuk je historian, dhe nuk ke hulumtuar në këtë lëmi, t’ia lëmë kohës-historianëve, Hulumtuesve të cilët nxjerrin fakte e dëshmi dhe na e zbardhin të tëra këto periudha historike që i përmendëm në reagimin tonë./rajonipress/