UBT

Përfundon “seanca” – ja deklarata e përbashkët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Koalicioni VLAN, përmes përfaqësueses së tyre, deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu ka lëshuar një deklaratë të përbashkët rreth zgjidhjes së ngërçit politik. VLAN-i përmes deklaratës ka kërkuar që sa më shpejt të krijohen institucionet përmes shumicës parlamentare.

“Ne deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që përfaqësojmë shumicën parlamentare, të shqetësuar me situatën politike e krijuar nga bllokada e PDK-së dhe kryesuesja e seancës, Flora Brovina, duke kuptuar se duhet të krijohen institucionet, duke pasur praktikat më të mira parlamentare, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se deputetët janë të lirë të veprojnë, ne angazhohemi si në vijim: 1.Konstituim sa më të shpejt të institucioneve shtetërore; si dhe 2. Zgjidhje përmes shumicës parlamentare, e cila kërkohet për të krijuar këto institucione”, shkruan në deklaratën e përbashkët e VLAN-it, të cilën e lexoi deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu.

ARKATANA

Ajo më tej bëri të ditur se nëse kryesuesja e kuvendit, Flora Brovina, nuk e thërret seancën për konstituimin e institucioneve, VLAN do të veprojë njëjtë sikurse sot. /Telegrafi/