Uji Dea

Hoxhaj dhe Pack: Akuzat e Martyt të paqëndrueshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, kanë theksuar se akuzat e Dick Martyt janë “ jobindëse”. Në një deklaratë për Euobserver, ministri Hoxhaj, ka theksuar se ngërçi aktual nuk do të ndikojë në gjykatën e posaçme, pasi që ajo do të jetë vetëm një nga prioritetet për Qeverinë e ardhshme.

Hoxhaj po ashtu ka bërë të ditur se Prishtina është në bisedime me qeverinë holandeze dhe Brukselin për marrëveshjet bilaterale që kërkohen për të ecur përpara.

Sipas tij, arritja e koalicionit qeveritar është çështje javësh.

Hoxhaj po ashtu ka hedhur poshtë pohimet e disa analistëve për gjoja fajësi dhe krime nga UÇK duke i quajtur teori të ndryshme të konspiracionit dhe duke theksuar se autoritetet e Kosovës nuk kanë asgjë për të fshehur dhe kanë vullnet të madh politik për të quar përpara gjykatën dhe për ta pastruar emrin e UÇK-së.

ARKATANA

“Kosova ka luftuar për liri. Që kur akuzat e Martyt janë bërë publike ato kanë dëmtuar imazhin e Kosovës dhe ne jemi shumë të vendosur për të mbyllur këtë kapitull”, shprehet Hoxhaj.

Në artikullin e Euobserver po ashtu citohet politikania gjermane Doris Pack, ish-Eurodeputete e cila ka punuar me Kosovën që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, e cila është pajtuar me Hoxhajn lidhur me paqëndrueshmërinë e akuzave të Martyt.

Ajo i ka thënë Euobserver se akuzat e Martyt janë “jo bindëse”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.