Eko Higjiena

Kuvendi hyn në fazën e bojkoteve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Seanca e thirrur për datën 9 tetor nga 62 deputetë të koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje mund të dështojë për shkak të mosinteresimit të PDK-së, por edhe minoriteteve për të marrë pjesë në të. Koalicioni paszgjedhor aktualisht ndodhet në një situatë më të vështirë krahasuar me seancën e 17 korrikut, sado që as ajo seancë nuk kishte dhënë si rezultat zgjedhjen e kryetarit, pasi që tani ky bllok i ka 63 deputetë në dispozicion për seancë dhe jo 83 sa i kishte në korrik. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka konfirmuar se PDK do t’i përgjigjet vetëm ftesës së kryesueses Flora Brovina për mbajtjen e seancës.

Por, të hënën ishte pushim, andaj ai nuk kishte informacione se është thirrur kjo seancë nga deputetja më e vjetër Brovina. “Ftesa duhet të vijë nga Brovina e cila është kompetente për ta caktuar seancën”, ka theksuar Grabovci. Ai e ka përjashtuar mundësinë që një grup deputetësh të thirrin seancë, duke përsëritur se këtë mund ta bëjë vetëm Flora Brovina.

Fundamenti

Sipas qëndrimit të PDK-së, transferimi i debatit parlamentar rreth formimit të institucioneve në Kuvend, siç po pretendon blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje vetëm sa mund ta përkeqësojë gjendjen dhe tensionojë situatën. Kështu që ky subjekt politik i jep mbështetje presidentes Atifete Jahjaga në përpjekjet e saj për të gjetur një zgjidhje…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.