Eko Higjiena

Kombëtarja e Kosovës përballet me atë të Brazilit më 18 nëntor?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), është duke u angazhuar maksimalisht që të arrijë marrëveshje me Brazilin për zhvillimin e miqësores me përfaqësuesen tonë. Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha i ka thënë KosovaPress-it se FFK është duke e negociuar mundësinë e zhvillimit të një ndeshje miqësore me Brazilin, një nga kombëtaret më të forta në botë.

“Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri bashkë me menaxherin për zhvillimin e ndeshjeve miqësore është duke e negociuar mundësinë për zhvillimin e ndeshjes miqësore me Brazilin. Është duke u biseduar për të gjitha detajet dhe mendoj se brenda pak ditësh do të vendoset nëse do të arrihet marrëveshja me Brazilin”, ka thënë Berisha.

Uji Dea

Sipas tij, miqësorja me Brazilin, e cila ka koston e lartë, do të luhet në Kosovë më 18 nëntor. Berisha shpreson se do të realizohet kjo miqësore, e që sipas tij, për futbollin, por edhe për shtetin tonë do të ishte një promovim i mirë në rrafshin ndërkombëtar.

Në rast se do të realizohet kjo miqësore, atëherë Brazili do të jetë kombëtarja më e fortë që do të sfidojë përfaqësuesen me të re në botë, pasi që në skuadrën brazilian militojnë yjet botërorë.