8 Marsi dhe pozita e femrës në shoqëri
Nga Ardiana Blakçori – “Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar. 8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada”.
Me këtë citat kisha dashtë me i`u përkujtua jo vetëm pushtetarëve tanë, por gjithashtu edhe shoqërisë tonë se është duke u keqinterpretuar 8 Marsi, në këtë datë më mirë është që femrat me ndonjë protestë ose diçka të tillë t`i tregojnë të tjerëve për padrejtësitë që i bëhen, pasi që vetë 8 Marsi ka qenë një datë ku është bërë përpjekja për barazi, drejtësi etj.
Madje edhe elitës tonë politike në vend të organizimeve nëpër restaurantet e ndryshme për festimin e 8 Marsit më mirë është që ta respektojnë zërin e femrës në pushtet më shumë, në familje gjithashtu e gjetiu në mënyrë që femra të ketë një rol të rëndësishëm me shumë, ne organizmin dhe mirëqenien e jetës, edhe pse pa reshtur me gjithë pushtetin e tyre ato japin kontributin me vullnet dhe përkushtim.
Po ta shikojmë nga aspekti socio-ekonomik pozitën e femrës nuk është aspak e kënaqshme.
Po fillojmë nga punësimi edhe përkundër faktit se ato duhet të kenë numër të barabartë me gjininë e kundërt akoma nuk është i kënaqshëm numri i tyre që është i pranishëm nëpër institucione.
Arsimimi dhe pavarësimi ekonomik janë ndër shtyllat kryesore me anë të së cilave femra sot do të arrinte ta zhvillonte jetën e saj në mënyrë të barabartë me mashkullin.
Por jo vetëm kaq kemi edhe një sërë elementesh të tjera për të cilat duhet të ndërmerren hapa konkret të cilët dërgojnë drejt barazisë gjinore, e që do të ishin të mirëseardhur.
Në këtë datë ju rikujtojmë se punësimi, vendimmarrja, trashëgimia, pavarësimi ekonomik e shumë çështje të tjera të rëndësishme duhet të vihen në binar!
Nuk jemi vetëm makina prodhuese, duam respekt të barabartë!/rajonipress/


