KKVITI

8 aktakuza të ngritura për vjedhje të shërbimeve, kanosje dhe dhuna në familje

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit si dhe janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Tentim vrasje”.

Eco Higjiena

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/