RCCOLA

76 vjeçari vdes pas sherrit me grabitësit, plagoset gruaja

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një person ka humbur jetën gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vodhimë të komunës Dropull i Sipërm, në Gjirokastër.

Mësohet se dy persona kanë tentuar me dhunë të grabisin një banesë dhe janë përleshur me pronarin e saj, duke i shkaktuar dhe vdekjen këtij të fundit. Viktima është Pandeli Magllara, 76 vjeç, shkruan noa.

Ai ka ndërruar jetë pas konfliktit me dy personat. Sipas të dhënave të para të policitë, Magllara, është rrëzuar duke gjetur vdekjes, pasi i është përplasur koka në tokë.

Mobi Casa

Veç burrit, grabitësit më pas janë përleshur edhe me bashkëshorten e 76-vjeçarit, Evanthi Magllara. Ajo ka marrë disa plagë në kokë dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve. Mësohet se disa kontrolle banesash janë bërë në Tepelënë dhe Gjirokastër.