75 % e të rinjve të interesuar për punët vullnetare
Gjilan – Veton Nevzadi në mënyrë të veçantë u shpreh i kënaqur me komponentën e hulumtimit mbi vullnetarizmin nga ku ka dalë që 75.7% e të anketuarve janë të gatshëm të jenë pjesë e punëve vullnetare të komunës.
Në bashkëpunim mes Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport dhe GIZ (programi EDYK) ka rezultuar me prezantimin e një raporti për hulumtimin e vlerësimit të nevojave të rinisë në Komunën e Gjilanit.
Ky hulumtim ka për qëllim identifikimin e nevojave të rinisë për shërbime rinore si dhe përpilimin e programeve për adresimin e këtyre nevojave në Komunën e Gjilanit.
Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport ka shpalosur disa nga detajet e këtij hulumtimi duke u shpjeguar të pranishmëve metodologjinë e punës me të cilën është përgatitur ky hulumtim, fokus grupet si dhe për komponentat e këtij hulumtimin si: pjesëmarrja e të rinjve, edukimi formal dhe joformal si dhe të siguria në komunitet.
Nevzadi në mënyrë të veçantë u shpreh i kënaqur me komponentën e hulumtimit mbi vullnetarizmin nga ku ka dalë që 75.7% e të anketuarve janë të gatshëm të jenë pjesë e punëve vullnetare të komunës.
Zyrtari për rini në Bujar Haziri në vazhdim ka bërë prezantimin e detajuar të këtij hulumtimi duke i dhënë të pranishmëve informacione më specifike edhe për aspektet profesionale si dhe për metodologjinë e anketimit të të rinjve gjilanas.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm përfaqësues të KVRL-së Mensur Morina e Ardit Ajvazi, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe nga OSCE, të cilët e dhanë kontributin e tyre në këtë prezantim të hulumtimit./rajonipress/