UBT

75 % e nxënësve të komunës së Vitisë kanë kaluar testin e maturës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, ku me theks të veçantë është folur mbi përfundimin e procesit mësimor në shkollat e komunës së Vitisë edhe mbi rezultatet e testit të maturës.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe Nijazi Lutfiu, Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “Jonuz Zejnullahu”-Viti , Mujë Tafa, Drejtor i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”-Viti si dhe Fadil Ramiqi Drejtor nga shkolla e mesme “Kongresi i Manastirit-Pozheran.

Duke folur rreth testit të maturës, drejtoresha e Arsimit ka bërë të ditur se dje është publikuar rezultati i këtij testi, ku i janë nënshtruar rreth 700 nxënës, prej të cilëve 518 e kanë pasur rezultat pozitiv, kurse 117 nuk e kanë kaluar atë.

RCCOLA

Ajo e ka cilësuar mbarëvajtjen duke theksuar se gjithçka është kryer me sukses dhe pa ndonjë parregullsi, për çka ka falënderuar edhe komisionet, personelin, nxënësit dhe organizatorët e testit të sivjetmë. “Kalueshmëria e testit të maturës është e kënaqshme, çka do të thotë se shkalla e kalueshmërisë arrin në 75 %. Mbarëvajtja e testit sivjet ka qenë më e mirë se çdo herë më parë dhe shumë më real, çka na gëzon kjo përqindje e arritur”, ka thënë drejtoresha Emini.

Drejtorët e shkollave të mesme, i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe ndërkohë kanë njoftuar rreth procesit të regjistrimit të nxënësve në profile të ndryshme, interesimin për regjistrim, sfidat etj.

Ndërkohë, drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, bëri me dije se procesi mësimor do të përfundoj gjatë kësaj jave në të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë përfshirë këtu edhe zëvendësimet për orët e humbura./rajonipress/