Uji Dea

72 raste të zjarreve në Kamenicë, komuna me kapacitete të kufizuara dhe resurse njerëzore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Duke parë situatën alarmante nga zjarret, të vlerësuar kështu nga akterët kryesor, Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, bashkë me shefin e kabinetit Vaxhid Rexhepaj, kanë filluar ditën me një takim konsultativ me Komandantin e Stacionit Policor z. Florim Klaiqi, Komandantin e Zjarrëfikësve z. Riza Bunjaku dhe Udhëheqësin e Rojeve të Pyllit për komunën e Kamenicës z. Basri Myrtaj, si dhe drejtorët Shpend Morina dhe Kujtim Kallaba.

Ata kanë diskutuar sa i përket mundësisë së ndalimit të zjarreve, përkundër kapaciteteve të pakta të pajisjeve dhe resurseve njerëzore.

Uji Dea

Deri më tani janë gjithsej 72 rasteve të zjarreve, dhe nga të gjitha organet kompetente, të gjitha ekipet janë në terren.

Lusim qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente./rajonipress/