700 pompa pa arka fiskale

Pjesa dërmuese e pikave të shitjes së karburanteve që veprojnë në Kosovë, nuk janë të pajisura me arka fiskale, por edhe ato pakë pika që kanë arka nuk lëshojnë fare kuponë fiskale për qytetaret, edhe pse bëjnë qarkullime vjetore prej qindra miliona eurove.

Nga më shumë se 1000 pika të shitjes së karburanteve sa veprojnë në Kosovë, vetëm 296 janë të pajisura me arka fiskale.

Por, në bazë të planit fillestar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), procesi i fiskalizimit në pikat e shitjes së karburanteve është dashur të ndodh më së voni deri në maj të vitit 2010

Edhe me tutje Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), po mbyll sytë karshi bizneseve të mëdha. Ndërkaq inspektoret e saj kryesisht janë të fokusuar në biznese të vogla që ushtrojnë veprimtarinë brenda kryeqytetit, por edhe në qendra tjera të Kosovës.

Sipas zyrtareve të ATK-së deri më tash nga gjithsejtë 296 biznese të pikave shitëse të derivateve, janë të fiskalizuar, po me kaq pajisje të instaluara.

Nahit Sharku, nga ATK-ja thotë se janë në proces të fiskalizimit të pikave të shitjes së karburanteve, pasi sipas tij pikat e shitjes së karburanteve duhet të plotësojnë disa kritere teknike.

Por, në anën tjetër, qytetaret, por edhe njohës të mirë të rrethanave ekonomike në vend thotë se mos pajisja e pikave të shitjes së karburanteve me arka fiskale në masë të madhe dëmton shtetin, kur kihet parasysh sa ato kanë qarkullime vjetore prej qindra miliona euro.

“Nuk është normale kjo që po ndodh në Kosovë. Pikat e shitjes së karburanteve gjatë ditës bëjnë dhjetëra mijëra euro qarkullime dhe asnjëra prej tyre nuk lëshon kupon fiskal. ATK-ja duhet të zgjohet nga gjumi”tha një qytetarja A.L.

Sipas tij, deri më tash asnjëherë asnjë pikë e shitjes së karburanteve nuk i ka lëshuar kupon fiskal.

Ndërkaq, në anën tjetër Nazmi Bytyci, kryetar i Shoqatës së Naftareve të Kosovës thotë se procesi i fiskalizimit të pikave të shitjes së karburanteve është shumë i kushtueshëm, kështu që sipas tij duhet më shumë kohë.

Ai thotë se janë në negociata me Qeverinë e Kosovës për subvencionimin e procesit të fiskalizimit.

“Në disa raste një pikë të shitjes së karburanteve i duhen të ketë më shumë se 20 arka fiskale, andaj ky është proces shumë i kushtueshëm dhe duhet të subvencionohet nga Qeveria”tha ai.

Bytyci tha se janë në pritje të përgjigjes së Qeverisë për subvencionimin e procesit të fiskalizimit.

“Në kemi bërë kërkesën Qeverisë dhe po presim nga ata përgjigje rreth mënyrës së si të implementohen procesi përmes një kompanie, apo katrave sa janë të licencuara në Kosovë”, tha ai.(zeri)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS